I riu shqiptar humb jetën në aksident, fluturon nga dritarja e makinës pas përplasjes fatale

Bota

I riu shqiptar humb jetën në aksident, fluturon nga dritarja e

Një 23-vjeçar nga Mitrovica humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Gjermani. Sipas mediave gjermane i riu nga Mitrovica humbi kontrollin e makinës së tij për arsye të panjohura dhe u përplas në barrierën qendrore.

Sipas policisë së Pfalzit, 23-vjeçari nga Regensburg doli nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u fut përsëri dhe në fund u përplas.

Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Nga goditja e fortë, ai doli nga makina dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Mediat lokale kanë raportuar se rastin e kanë konfirmuar edhe familjarë të 23-vjeçarit në Mitrovicë./ Gazeta Ekspres

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion