"Vazhdoj të jem single", Tea rikthehet në Përputhen, përballet me Shqipen

Në ditët në vijim do të ketë surpriza në Për’Puthen, ku konkurrentët e parë do të rikthehen për të sqaruar tema të pashlyera gjatë kohës që ishin në emision.
Ashtu si edhe në ditën e parë të programit, ishte sërish Tea që hyri e para, por kësaj radhe shumë më ndryshe se sa një vit më parë. Ajo dha disa detaje për jetën e saj jashtë programit dhe për ndarjen e saj me Beartin.
“Jeta ime është shumë e ngjashme me atë që ka qenë, jam shumë e zënë po merrem me disa projekte. Do të bëhem edhe unë një muzikante si gjithë kolegët e mi, do ta bëj edhe unë një këngë. Ka kaluar kohë dhe jam e qetë, do të gënjeja po të thoja që nuk vuajta, ka qenë një periudhë e keqe, u mblodhën të gjitha.
Familja më ka ndenjur shumë afër i dua shumë dhe i falënderoj. Nuk kemi folur është diçka që ka kaluar, single vazhdoj që të jem. Nuk pendohem që kanë ndodhur kështu sepse më kanë rritur shumë si person, më ka bërë të përballem me gjëra që se dija se si do të reagoja”, tha Tea.
Ne fund te diskutimit Tea eshte perballur edhe me Shqipen ne lidhje me debatet dhe perplasjet qe ato kane pasur gjate kohes qe kane qene ne spektakel por edhe me pas.
Shqipja theksoi se Andi ka qene ai qe e ka fryre ndaj Teas dhe e ka bere qe te kaloje ato situata konfliktuale me te.
"Une dilja me Andin, nuk eshte se i besova, ai me ka fryre edhe ndaj Olses", tha Shqipja, pasi Tea e pyeti se cfare i ka thene.


