“Të të vijë turp”/ Plas sherri mes Xhenetës dhe Sarës: I ke shkruar ish-it tim kur ishte me mua

Showbiz

“Të të vijë turp”/ Plas sherri mes Xhenetës dhe

Modelet Xheneta Fetahu dhe Sara Gjoka u përfshinë në një debat të ashpër të dielën pasdite, kur ishin të ftuara në rubrikën “Trotuar”, në “E diell”.

Xheneta e akuzoi Sarën se ka komunikuar me një djalë, gjatë kohës kur ky i fundit ishte në një njohje me të. Ndërkohë, Sara e mohoi këtë fakt. Diskutimi mes tyre vijoi me tone te larta

Xheneta: Ti o Sara pse u shkruan çunave që janë në një date apo në një marrëdhënie me një gocë. Po flas për një rast konkret mes mua dhe asaj (Sarës)

Sara: Çfarë rasti të ka ndodhur?

Xheneta: Sepse këtu po bën moralisten, kur ti gjatë verës, vitin e kaluar i ke shkruajtur çunit me të cilin ke qenë në njohje.

Sara: Cili është?

Xheneta: Ti e di se cili është se nuk është fytyrë publike

Sara: Ose duhet ta sqarosh me mua tek për tek

Xheneta: Të kam thënë, pse po i shkruan? Në rrjetet sociale më ke komentuar dhe sa herë më ke parë live, ke qenë e dashur, ndërsa te pishina që ti e di shumë mirë rastin, ke shkuar dhe i ke shkruajtur.

Sara: Më fal, kush ka qenë me ty sepse unë nuk di të ketë qenë

Xheneta: Nuk ka qenë në një lidhje me mua, ka qenë në një njohje

Sara: Kur ai më shkruan i pari, nuk kam nga ta di që ai paska qenë në një njohje

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion