Tentoi t’i shpëtonte policisë por humbi jetën, zbulohet emri i shqiptarit që transportonte kokainë në Itali

Aktualitet

Tentoi t’i shpëtonte policisë por humbi jetën, zbulohet

Arbër Meçaj është emri i 38-vjeçarit shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në shtetin italian, duke tentuar t’i shpëtonte forcave të policisë pasi posedonte kokainë në makinën e tij.

Sipas mediave italiane mësohet se policia ka qenë në pritë për Meçajn, pasi kishin informacione se së bashku me bashkëpunëtorin e tij 26-vjeçar ishin duke transportuar drogë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në zonën e Nettuno,afër Romës, kur dy automjete që lëviznin me shpejtësi të lartë tërhoqën vëmendjen e dy patrullave të policisë italiane.

Patrullat nisën ndjekjen e menjëhershme të automjeteve. Njëra prej makinave u ndal pak minuta më vonë dhe në të ndodhej një 26-vjeçar italian, i cili u arrestua në vendngjarje.

Ndryshe ndodhi me mjetin tjetër, një Fiat Cinquecento, i cili vazhdoi arratinë duke hyrë në një rrugë të dëmtuar. Automjeti përfundoi duke u përplasur me një shtyllë telefoni dhe u rrotullua disa herë.

Kur policia mbërriti në vendin e aksidentit, shoferi , një shtetas shqiptar 38 vjeç, kishte ndërruar jetë. Pavarësisht përpjekjeve për t'i dhënë ndihmën e parë, ai nuk mundi të shpëtohej. Trupi i tij u transportua në spitalin Policlinico Tor Vergata për ekzaminime të mëtejshme.

Ndërkohë, brenda makinës së 38-vjeçarit u gjet një çantë e madhe me 23 pako që përmbanin 25 kilogramë kokainë, sasi kjo me vlerë të konsiderueshme në tregun e zi të drogës.

Sakaq, autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbuluar nëse dy të ndaluarit janë pjesë e një rrjeti më të gjerë trafikimi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion