Të ndarë prej kohësh? Zbulohet e vërteta për raportin mes Sarës dhe Erikut

Showbiz

Të ndarë prej kohësh? Zbulohet e vërteta për raportin

Dita nisi sot me raportimet e heqjes së “follow” në rrjetet sociale nga Sara Hoxha dhe Erik Fullani, një zhvillim që pason disa javë të mbushura me thashetheme për një krizë të thellë.

Ndonëse hera e fundit që dyshja u pa bashkë në publik ishte në fund të muajit shkurt, prapaskenat duket se janë plot me lëvizje.

Zërat lart e poshtë kanë bërë të ditur se ata prej disa muajsh janë në një raport me ulje-ngritje, por asnjëherë në një ndarje tipike e përfundimtare. Kjo pasi asnjëherë nuk e kishin shkëputur në tërësi kontaktin mes tyre.

Miq të afërt me dyshen u shprehën për Prive By Liberta Spahiu se nuk do të ishte aspak çudi sikur t’i shihnim të bëhen bashkë prapë. Madje, dëshmitarë okularë kanë treguar se i kanë pikasur javën e shkuar duke drekuar  në Tiranë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion