Rrëshqitje gurësh në Burrel-Skuraj, bllokohet një krah i rrugës, rrezik për shoferët

Aktualitet

Rrëshqitje gurësh në Burrel-Skuraj, bllokohet një krah i

Rrëshqitje gurësh është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në rrugën nacionale Burrel-Skuraj.

Sipas BW, reshjet e shiut kanë krijuar probleme në këtë aks rrugor, ku në afërsi të sektorit C ka pasur rrëshqitje masive gurësh nga shpati i malit, duke rrezikuar drejtuesit e mjeteve.

Sa herë ka reshje të dendura shiu, ky segment përballet me rrëshqitje gurësh. Punonjësit e firmës së mirëmbajtjes po punojnë për pastrimin e gurëve që kanë përfunduar në asfalt, ndërsa njëri krah i rrugës ka qenë i bllokuar për disa orë.

Policia u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kalimit në këtë segment rrugor. Përveç rrëshqitjeve të gurëve, problem mbetet mungesa e sinjalistikës rrugore dhe e mbrojtëseve anësore.

Ndërkohë, në këtë rrugë ka edhe gropa të shumta, çka e bën qarkullimin edhe më të rrezikshëm. Drejtuesit e mjeteve shprehen se një devijim i vogël për të shmangur gurët mund të përfundojë në liqenin e Shkopetit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion