Të joshur nga pagesa? Pas Mimoza Ahmetit, emra të tjerë të famshëm i shtohen “Ferma Vip 3”

Showbiz

Të joshur nga pagesa? Pas Mimoza Ahmetit, emra të tjerë të

Shtohet lista e personazheve të njohur që mund të jenë pjesë e “Ferma Vip 3”. Pas emrave të njohur të ekranit si: Romir Zalla, Mimoza Ahmeti dhe Akili, duket se të tjerë emra të njohur janë mikluar nga produksioni i edicionit të tretë.

Ledian Agalliu është një ndër emrat që përflitet për të qenë ‘fermer’. Pas ndarjes nga Elhaida Dani, balerini është personazhi që i duhet Fermës, për të krijuar mbase një romancë aty brenda.

Gjithashtu do jetë pjesë edhe Indri Shiroka, i cili ishte protagonist në filmin “Pasaporta” të Eduart Grishajt.

Teksa më shumë janë zbuluar emra meshkujsh, informacionet për ‘Pamfleti’ rrëfejnë edhe për pjesmarrjen e Inida Gjatës, e njohur si Zhaku, e cila vjet ishte në rolin e opinionistes. Me sinqeritetin dhe impulsivitetin që e karakterizon, Zhaku do dijë të dhurojë spektakël.

Flitet se Ilir Shaqiri do jetë pjesë e Fermës, por zërat janë se mund të jetë në rolin e kryeplakut.  

Gjithsesi, arsyeja pse Ferma po mbledh personazhe me emër është një dhe e vetme: pagesa. Të gjithë pjesmarrësit do të paguhen për ditët e qëndrimit, pavarësisht çmimit të madh. Pagesa varet nga rëndësia e secilit personazh.

Pjesë e produksionit janë emra si Eraldo Rexho dhe Zefina Hasani.

Flitet se disa ish-teknikë të Big Brother Albania, të cilët nuk janë marrë më në punë nga TCH, do të jenë pjesë e stafit të Fermës, ndërsa drejtori i ndriçimit do të vijë nga Italia dhe është i njëjti që dikur punonte për BBVA, në Top./ PAMFLETI

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion