Të gjithë po flasin për Arjan Konomin, ja ndryshimi që tërhoqi vëmendje e ndjekësve (Foto)
Lajmifundit
/
8 September 2021, 09:59
Showbiz

Arjan Konomi në sezonin e ri të “Përputhen” ka ardhur me ndryshime që askujt nuk i shëptoi. Ai ka ndryshuar modelin e flokëve. Të zeza, të mbushura dhe me model. Nuk dihet nëse ai ka vendosur paruke apo i ka mbjellë, por padyshim që duket shumë ndryshe dhe më i ri.

Ndërkohë “Përputhen” dje trasmetoi episodin e dytë, ku janë prezantuar djemtë dhe vetëm dy vajza. Edhe pse është vetëm fillimi, konkurrentët dhe emisioni ka marrë shumë vëmendje, ndërsa të gjithë tashmë kanë një temë të re.

Sigurisht kanë nisur edhe krahasimet nga “Përputhen” i një viti më parë, ku konkurrentët ishin diskutimi kudo në vend.


