Takimi që bëri “namin”, Jozi nuk ia përton Eglit: Je e pacipë, Olsit vetëm i hodhe kunja!

Takimi surprizë i Olsit me Eglin në Big Brother VIP pritej të komentohej nga punliku, por edhe nga vetë banorët brenda në shtëpinë e vëllait të madh.
Gjatë një debati Jozi i ka përmendur Egli Takos takimin ku e akuzon se kjo e fundit ka përdorur kunja gjatë takimit.
Jozi: Dy kunja ia hodhe.
Egli: Nuk janë kunja, janë të vërteta.
Jozi: Kunja janë.
Egli: Ma ndjen këtu me e thënë se kam dy vite e ca pa e pare.
Jozi: Janë kunja.
Egli: A e kuptove ti?
Jozi: Po shumë mire.
Egli: Faleminderit, më vjen mirë. Nëse i ke marrë si kunja më vjen mirë, po jam e vetëdijshme për ça nxjerr nga goja.
Jozi: Edhe ditën që erdhi me të respektuar, prapë i hodhe kunja se kështu je ti, nuk ke cipë ti, e ke lënë cipën jashtë.
Egli: Respektin e kam patur 10 herë më të madh dhe mund të nxjerr nga goja ça të dua unë. Ti shiko ça nxjerr vetë nga goja se unë mbaj përgjegjësi për të miat.
Jozi: Jo shqetësohu ti ça nxore për një krahinë nderi.
Egli: Tani vazhdo e merru me ish-partnerin tim, këto 3 ditë atë bëj.
Jozi: Nuk merrem me atë, merrem me ofendimet, pisllëqet që ke nxjerrë prej goje ti dhe shembullin më të lodhur që ke dhënë ti në këtë shtëpi.


