I dënuar me 16 vite burg në Itali, kapet në Lezhë 52-vjeçari

Policia ka arrestuar një 52-vjeçar në qytetin e Lezhës, të cilit i kishin mbetur për të kryer 11 muaj dhe 17 ditë të dënimit.
Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit të Milanos me 16 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, duke e vënë në pranga personin e kërkuar.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin K. M., 52 vjeç, banues në Lezhë.
Nga dënimi i Gjykatës së Apelit të Milanos, me 16 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, këtij shtetasi i kanë mbetur për të kryer 11 muaj e 17 ditë.


