Takimet speciale në burgun e Drenovës, zbulohet kontrata e bashkëjetesës mes Laert Haxhiut dhe modeles

Showbiz

Takimet speciale në burgun e Drenovës, zbulohet kontrata e

Një kontratë bashkëjetese mes të dënuarit me burgim të përjetshëm Laert Haxhiu dhe modeles kosovare Ziza Pajaziti është zbuluar gjatë një hetimi të Prokurorisë së Korçës.

Sipas raportimeve, marrëveshja është firmosur më 6 tetor 2025, pranë një noteri në Korçë, rreth tre muaj pas takimit special mes Haxhiut dhe Pajazitit në burgun e Drenovës. Haxhiu e ka firmosur dokumentin në burg, ndërsa modelja pranë noterit.

Kontrata, e dorëzuar më pas në Drejtorinë e Burgut të Drenovës përmes avokatit, përcakton rregullimin e pasojave që rrjedhin nga bashkëjetesa. Në dokument specifikohet gjithashtu se pasuritë e krijuara gjatë bashkëjetesës do të konsiderohen pasuri personale të secilit prej tyre.

Takimi i Haxhiut me Pajazitin në burgun e Drenovës u bë publik vitin e kaluar dhe solli nisjen e një hetimi ndaj ish-drejtorit të burgut, Fatjon Fasho, dhe ish-shefit të policisë së këtij institucioni, Sokol Kaçoli, për “Shpërdorim detyre”.

Laert Haxhiu është dënuar me burgim të përjetshëm për ngjarjen e vitit 2017 në Lushnjë, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur.

ME TE LEXUARAT