“Striptizëm” në Ferma Vip, konkurrenti lidhet në karrige, vajzat kërcim provokues dhe lëvizje sensuale

Dita për fermerin e Ferma VIP, Lim Hoti duket se ka nisur ndryshe sot (8 prill). Teksa ka qenë i ulur në një karrike në verandën e shtëpisë, tre nga vajzat Alba, Danela dhe Elinara e kanë rrethuar atë duke kërcyer sensualisht pranë tij. Një moment njëra nga konkurrentet i ka mbyllur syte atij e ndersa Alba ka vazhduar shfaqjen e saj para Limit me lëvizje hot, ndërkohë që fermeret e tjerë shohin.
Ka qenë Alba përsëri e cila ka larguar vajzat e tjera duke ju thënë :“Mos më hyni në hise”. “Hajde Alba, mos na zhgënje,” i është drejtuar Limi konkurrentes. Këto batuta të tyre kanë shkaktuar të qeshura dhe humor tek banorët e fermës.
Ndërsa përsa i përket Limit, i fundit duket se e ka shijuar skenën provokuese ndonëse në një moment me sy të mbyllura.


