"Gjithcka ndryshoi kur ajo kërkoi të shihte...", vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula, dëshmia e autorit: S`e pranoja dot ndarjen

Aktualitet

"Gjithcka ndryshoi kur ajo kërkoi të shihte...", vrasja e

Detaje të reja janë publikuar nga dëshmia e ish- të dashurit të studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, Mark Simson, i cili e goditi me thikë, teksa bashkëpunëtore ishte dhe nëna e 23-vjeçarit, e cila dëshmoi se ndihmoi në pastrimin e njollave të gjakut nga shtëpia dhe fshehjen e trupit.

"Il Messaggero" ka zbërthyer dëshminë e autorit, i cili tregoi se çfarë e shtyu atë në krimin makabër. 

Autori tregoi se situata ndryshoi kur Ilaria i kërkoi që të shihet notat e tij në shkollë. Ai tha se nuk e pranonte dot ndarjen dhe pse të gjithë miqtë e tij i kishin thënë që të hiqte dorë.

Më pas ata vazhduan të takoheshin edhe për dhjetë ditë të tjera edhe pse ajo dukej më e ftohtë dhe më e shkëputur. 

Isha gati që të luftoja që Ilaria të kthehej si e dashura ime. Ne jemi takuar në vitin 2023 dhe më 30 prill të atij viti konfirmuam lidhjen tonë. Ne kishim një marrëdhënie normale si çdo çift me ulje-ngritjet tona.

Situata ndryshoi kur Ilaria më kërkoi të shihte notat e provimit të universitetit rreth dy-tre muaj më parë. Ky ka qenë gjithmonë një problem i madh për mua, një traumë që më ka ndjekur që nga shkolla fillore.

Gjithmonë kam pasur ankth për sa i përket performancës time përpara prindërve. Ilaria më dha ultimatum se nëse nuk ia tregoja, atëherë do më linte. Ilaria ishte e paqëndrueshme. Herë më trajtonte si të dashur dhe herë si një mik të thjeshtë”, tha ai në dëshminë e tij".

ME TE LEXUARAT