Stilistja shqiptare fiton çmimin prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton”, reagon Rama
Lajmifundit
/
8 September 2021, 10:16
Showbiz

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se një shqiptare ka fituar çmimin prestigjioz të Fondacionit “Louis Vuitton” për stilistët e rinj. Përmes një postimi në Facebook, Rama tregon se fituesja është Nensi Dojaka.
“NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj. Çfarë talenti Çfarë krenarie”, shkruan Edi Rama.

Rama në postim ka publikuar foton e shqiptares dhe punimin e saj, me të cilin i mori zemrën jurisë.


