I mituri qëllon aksidentalisht me armë nënën e tij, 38-vjeçarja vdes në spital

Bota

I mituri qëllon aksidentalisht me armë nënën e tij,

Një tragjedi ka ndodhur në Arizona të SHBA-së. Mësohet se një 38-vjeçare është qëlluar për vdekje me armë nga djali i saj 5-vjeçar. Viktima, Michele Cox u vra në shtëpinë e saj, ndërsa plumbi e preku në kraharor.

Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, e reja nuk mundi të shpëtojë. Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur aksidentalisht.

I mituri qëllon aksidentalisht me armë nënën e tij,

Ajo ka lënë pas 4 fëmijë, 4 deri në 12 vjeç. Këta të fundit dhe i dashuri i saj, 40-vjeç, ndodheshin në banesë në momentin e ngjarjes. Mësohet se asnjëri prej tyre nuk ka pësuar asnjë dëmtim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion