“Sot do regjistronim këngën bashkë”, këngëtari i njohur nuk mban dot lotët për Shpat Kasapin: Miq prej 22 vitesh...

Showbiz

“Sot do regjistronim këngën bashkë”,

Miq dhe të njohur të Shpat Kasapit kanë folur sot në “Shqipëria Live” për ndarjen e papritur nga jeta të artistit Shpat Kasapi.

Miku i tij i ngushte Erik Lloshi u shfaq i përlotur teksa foli për mikun e 22 viteve. Ai tha se lajmi ne ka marrë vesh në orën 3 të mëngjesit, por nuk donte ta besonte. Ai u shpreh se Shpati ka qenë gjithmonë i qeshur. Po ashtu, Erik Lloshi zbuloi se sot do të regjistronin këngën e re që do të publikonin si bashkëpunim.

“Jam shumë i prekur. E kam marrë vesh nga miq dhe shokë të përbashkët. Ngushëllime familjes dhe të afërme. Kemi qenë shumë të afërt. Jam i shokuar. Ai ishte një djalë me vlera, me atribute të mëdha. Do e kujtoj si Shpati që gjithmonë ka qeshur dhe kur kemi qenë të mërzitur.

Kam 22 vite që e njoh. E kam takuar para një jave dhe sot do të hidhnim zërin në studio për një bashkëpunim. Kënga ishte gati. E kam marrë vesh në orën 3 të mëngjesit. Shpati nuk kishte probleme të mëdha por ngjarje të zakonshme si çdo njeri me aq sa di unë. Ishte lajmi më i keq që mund të merrja sot. Ishte shumë e trishtë.”– tha Erik Lloshi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion