“Mbi ‘Julin e Pashakos’ u derdhën 8 plumba”, autorët e pritën disa minuta, dy prej tyre qëlluan, ndërsa i treti…

Aktualitet

“Mbi ‘Julin e Pashakos’ u derdhën 8 plumba”,

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin e ndodhur ditën e djeshme në Lushnje, ku mbeti i plagosur Julian Sula, i njohur dhe si armik i Aldo Bares.

Mësohet se autorët pritën disa minuta që të vinte automjeti i shënjestrës, ndërsa “Nissani” ishte i parkuar disa metra larg kthesës.

Ata kanë pasur informacione të sakta për zonën ku lëvizte Sula. Dy autorët e maskuar me kapucë kanë qëlluar me armë, ndërsa njëri i priste në makinë.

Raportohet se 8 plumba janë qëlluar në pjesën anësore të shoferit, ku edhe ndodhej Julian Sula.

Plaga në këmbë nuk është shkaktuar nga plumbat, por nga një cifël e armës së zjarrit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion