Snoop Dogg "i fiksuar" pas këngëtareve shqiptare?

Showbiz

Snoop Dogg "i fiksuar" pas këngëtareve shqiptare?

Reperi i njohur amerikan Snoop Dogg është tejet aktiv në mediat e tij sociale sidomos në Instagram. Lëvizja e tij e fundit ka habitur fansat e tij shqiptar pasi ishte diçka që askujt nuk i kishte shkuar në mendje.

Së fundmi reperi me famë botërore ka ndjekur (follow) në Instagram këngëtaren shqiptare Kida. Nuk dihet ende arsyeja e kësaj por tashmë ata ndjekin njëri-tjetrin.


Nuk është hera e parë që reperi ndjek një këngëtare me origjinë shqiptare. Në listën e tij prej 7480 personash që ndjek janë edhe këngëtaret Bebe Rexha me të cilën janë takuar disa herë, Dua Lipa, Rita Ora dhe Loredana.

 

Snoop Dogg "i fiksuar" pas këngëtareve shqiptare?

ME TE LEXUARAT