"Jam mirë faleminderit", Mbreti Charles i rikthehet detyrave publike

Bota

"Jam mirë faleminderit", Mbreti Charles i rikthehet detyrave

Mbreti Charles u kthye në detyrat e tij publike për herë të parë që kur u diagnostikua me kancer. Me gruan e tij Mbretëreshën Camilla në krah, trashëgimtari i të ndjerës Elizabeth zgjodhi të vizitojë Qendrën e Kancerit Macmillan në Spitalin e Kolegjit Universitar në Londër sot.

Që atëherë, organizatat bamirëse të kancerit kanë lavdëruar transparencën e tij dhe ndikimin që ai pati në mobilizimin e audiencës, me Princeshën e Uellsit, Kate Middleton, gjithashtu duke folur për diagnozën e saj.

Siç raportohet nga gazeta britanike Daily Mail, për vizitën e sotme, një zëdhënës i Pallatit Buckingham tha: Programi i trajtimit të Madhërisë së Tij do të vazhdojë, por mjekët janë mjaftueshëm të kënaqur me përparimin e bërë deri më tani, sa që Mbreti është në gjendje të rifillojë një numër detyrash e marrëdhëniesh me publikun.

Dhe duke u rikthyer sot në detyrën publike për herë të parë, gjatë një vizite në një spital, monarku britanik u dha kurajo pacientëve me kancer që i nënshtroheshin kimioterapisë.

"Jam mirë, faleminderit," buzëqeshi Mbreti Charles kur e pyetën se si ndihej teksa i nënshtrohej trajtimit të kancerit.

Çifti mbretëror i Britanisë zhvilloi bisedime me pacientët dhe stafin në Qendrën e Kancerit Macmillan në Spitalin e Kolegjit Universitar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion