Situatë e tensionuar në “Big Brother”, cfarë ka bërë Loredana me Gjestin pas daljes së Jozit?

Në një bisedë të tensionuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Gjesti, Rozana, Livia dhe Egli e kanë ngacmuar Loredanën në lidhje me Jozin dhe martesën e tyre simbolike brenda shtëpisë.
Diskutimi mori tone të ashpra kur ata i vunë në dukje sjelljen e saj pas largimit të Jozit.
Loredana u përpoq të shpjegonte ndjenjat e saj dhe domethënien e unazës që kishte marrë gjatë martesës simbolike, duke u shprehur:
“Në momentin që erdhi unaza, doja ta mbaja përgjithmonë në dorën e djathtë si simbol fejese. Ju jeni injorantë, nuk kuptoni.”
Megjithatë, banorët nuk e lanë me kaq. Gjesti e vuri përballë një pyetjeje provokuese në lidhje me mënyrën se si mund të jetë ndjerë Jozi kur e ka parë të afruar me të:
“Çfarë mendon se ka menduar Jozi kur të ka parë me mua duke bërë lojëra?”.
Rozana, nga ana tjetër, i kujtoi Loredanës sesi kishte reaguar pas daljes së Jozit nga shtëpia, duke e akuzuar për sjellje kontradiktore:
“Po ta shihje veten si të kemi parë ne, do të të vinte turp. Kishe dy ditë që të kishte dalë një njeri që e doje, qave një orë, mbushe valixhet edhe qaj. Do të të vijë turp i madh kur të shikosh ato video.”
Gjesti shtoi se në festën e fundit ajo kishte pirë dhe kërcyer me të, duke nënkuptuar se sjellja e saj nuk përputhej me ndjenjat që pretendonte se kishte për Jozin.
Egli, për ta thelluar më tej situatën, përmendi se ajo kishte bërë një kërcim provokues përpara Gjesti, duke e përshkruar:
“Vetëm me të brendshme dhe me një rrjet i kërceje këtij para.”
Ky diskutim ka ndezur reagime të shumta mes banorëve dhe ndjekësve të Big Brother VIP Albania, duke nxitur debate nëse Loredana ka qenë e sinqertë për ndjenjat e saj apo nëse sjellja e saj ka qenë thjesht pjesë e lojës.


