"Veliaj dhe e shoqja 850 mijë euro blerje"?, Rama: SPAK nxori shifrën për të turbulluar të vërtetën

Politikë

Arrestimi i Veliajt, Rama: Jam dëshmitar, dëshmitarët janë intimiduar, dikujt i kanë përmendur "babain në shtet"

Rama: Klotilda Bushka kërkoi largimin nga Grupi i PS, mori vesh akuzën në TV, SPAK s`e ka pyetur, as njoftuar

Rama: SPAK arrestoi Veliajn tre muaj para zgjedhjeve bazuar në një novelë anonime!

"Veliaj dhe e shoqja 850 mijë euro blerje"?, Rama: SPAK nxori

Kryeministri Edi Rama ka kritikuars erish SPAK-un ne lidhje me arrestimin e kryebashkiakut te Tiranes, Erion Veliaj.

NE 105 vjetorin e Tiranes, Rama tha se SPAK nk ka ngritur dot akuza per korrupsion por ka hetuar jeten e Erion Veliajt, bazuar ne nje novele te gjate anonime. 

Pjese nga fjala e Rames:

"Ne kishim nje kontrate me qytetaret e Tiranes, ate kontrate e prishen, jo ne, por sistemi i drejtesise.

Kush zgjedh qe njeriun e zgjedhur ta marre pa gjyq, e ta mbylle ne paraburgim, nuk eshte e qarte per mua, se para kujt jep llogari.

Me siguri, jo para qytetareve qe kane zgjedhur kryetarin e Bashkise.

Une nuk e di nese Erjoni eshte fajtor, apo i pafajshem, por une di, qe prezumimi i pafajesise, per cdo te zgjedhur ne krye te detyres, eshte jo thjesht nje detyrim ndaj cdo individi, nga kushdo qe ka detyren te trajtoje ceshtjet e drejtesise, por edhe nje detyrim ndaj atyre qe e kane zgjedhur.

Kjo ne menyre qe te behen te dyja, edhe puna per kontraten me zgjedhesit, edhe puna e drejtesise, per te nxjerre deri ne fund, te verteten ne nje proces me standarde demokratike dhe per te percaktuar fajin ose pafajesine ne te gjitha shkallet e gjykimit.

Deri sot, kemi zgjedhur te mos komentojme, edhe kur kryebashkiaku i Tropojes eshte marre nga zyra dhe eshte mbyllur ne shtepi, ne skaj te Shqiperise ku burimey njerezore nuk jane te pafundme dhe i eshte ndaluar te zbatoje kontraten me zgjedhesit, per nje akuze pa gjyq.

"Veliaj dhe e shoqja 850 mijë euro blerje"?, Rama: SPAK nxori

Ajo qe ka ndodhur dje, ka kaluar cdo limit, jo ne raport me te drejten, ne raport me ndarjen e pushteteve dhe me domosdoshmerine qe nje pushteti te zgjedhur ti japesh mundesine te ushtrohet ne nje kohe qe hetohet dhe gjykohet.

Paraburgimi i personave te zgjedhur eshte nje fenomen su generis, me te cilin ballafaqohemi ne ketu.

E perseris, qe ne nuk kemi asnje diskutim per te vazhduar kete lufte, luften kunder korrupsionit.

Sot jemi ne kushtet kur jemi para nje ceshtje pa nje akuze per korrupsion, dhe nje hetim per nje akuze per korrupsion, por kemi nje hetim per nje person. 

"Veliaj dhe e shoqja 850 mijë euro blerje"?, Rama: SPAK nxori

Nuk eshte hetuar nje akuze per korrupsion, por nje person, jeta e nje njeriu, e familjes se tij, si rezultat i nje novele anonime, te depozituar ne shkurtin e vitit et kaluar.

Me vjen keq, nuk pretendoj te jem neutral, por e kam te pamundur te mos e lidh faktin se behet nje lincim publik dhe me pas tre muaj para zgjedhjeve, koka e kryeqytetit hiqet nga shpatullat e Tiranes.

"Veliaj dhe e shoqja 850 mijë euro blerje"?, Rama: SPAK nxori

Per mua, kjo nuk eshte normale, nuk ka flagrance, nuk ka krim para te cilit reagimi duhet te jete i menjehershem, nuk ka rreziik shoqeror, nuk ka urgjence.

Ka nje hetim per jeten e kryetarit te Bashkise, sa nje gje e tille eshte ne shinat e kushtetues, nuk me takon mua, por dyshimi i aresyeshem eshte se eshte jashte shinave te Kushtetutes. 

Ne sot, vetem nje idjot mund te na thote se kontrollojme drejtesine, vetem nje i pafytyre mund te thote qe ne nuk i kemi dhene drejtesise, ate qe nuk e ka pasur qe nga shpallja e pavaresise.

Nga ana tjeter krejtesisht te bindur se eshte rruga e duhur kjo, qe te gjithe te jete barabarte para ligjit, konstatojme se jemi ne nje sfide te re, pavaresia e arritur, duhet te garantoje dhe te garantohet nga profesionalizmi, standardet dhe garancite per lirite e te drejtate  kujtdo.

Ne nuk themi nese Veliaj eshte fajtor apo jo, kete do ta thote drejtesia por ne do ngreme pyetje per garantimin e te drejtave.

Une jam deshmitar, e dini kete, jam deshmitar i intimidimit te personave ne kete ceshtje, qe me kujtoi kohen kur me mori policia, me vendosen nje maske dhe me cuan diku, ku me eshte folur per turpin qe po ndjeja se po tradhetoj babain.

Nje njeriu ne ate hetim i eshte permendur babai qe eshte punonjes ne shtet, i eshte thene mire eshte ta nderosh babain, cfare eshte kjo? Ku jemi ne ketu?

Nese Erion Veliaj dhe e shoqja kane blere 850 mije euro bizhuteri per veten ne nuk kemi cfare themi, por kemi te drejten te kerkojme prova. Dhe hedhja e kesaj gjeje ne mexhelis, eshte e qellimshme per te krijuar nje situate ku te jete e pamundur te diskutosh. 

Per te gjitha keto, ne do ta ndjekim me shume kujdes kete proces, pasi jam bere ndjekes i vemendshem, pasi jam vene pa dashje, ne kushtet kur duhej te degjoja disa njerez te artit, qe kane pare picirin ne hetimet, apo intervistat me kete prokuror qe realisht une do te doja qe te binde kedo me prova. Mbase i ka, por ama i ka apo nuk i ka, metoda eshte e papranueshme. 

Kryetarja e komisionit te ligjeve ka kerkuar te largohet nga grupi parlamentar, per aresyen se e ka degjuar nga televizori, jo nga prokuroret, nga gazetaret speciale qe disponojne dokumenta qe nuk i kane as te akzuuarit, qe eshte person i dyshuar, kryetarja e komisionit te ligjeve. Jo se ajo nuk mund te jete e dyshuar, por qe ta marre vesh nga televizori dhe te mos jete pyetur asnjehere, te mos i jete dhene e drejta e fjales, qe te thote cfare mendon apo jo, keto nuk jane shenja aspak te mira. Dua te shpresoj qe keto nuk jane shenja qe lidhen me nje semundje vetekenaqesie e vetebesimi, dhe une i qendroj asaj qe kam thene qe kjo nuk eshte republike prokuroresh te mos jete dicka ne materializimin e vet perfundimtar.

Do ishte autogoli me i madh qe ne do benim duke dashur ta transformojme drejtesine.  

Jam takuar disa here sot, brenda dites me punonjesit e Bashkise, ku u kam thene qe kontrata qe kemi me qytetaret e Tiranes duhet te vazhdoje dhe Tirana duhet te shkelqeje. 

Tirana eshte nje mekanizem, eshte nje institucion qe e ben ne menyre automatike nje pjese te rendesishme te punes, pavaresisht se drejtuesi eshte sume i rendesishem. 

ME TE LEXUARAT