“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother VIP?”/ Motra e Selinit: Nuk isha mësuar pa të; kur e shihja që qante…

Showbiz

“Si është të jesh motra e fitueses së Big Brother

Në puntatën e radhës të “Punë pa Teka” ishte edhe Agnes Bollati, motra e fitueses së Big Brother VIP 5, Selin Bollati.

Në një intervistë të shkurtër me gazetaren Kristi Gongo, ajo tregon momentet që përjetoi gjatë kohës kur motra e saj ishte pjesë e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Pjesë nga intervista-

Kristi Gongo: Selina të ka përmendur shumë në BIG.

Agnes Bollati: Po!

Kristi Gongo: Edhe të gjithë pyesin: Kush është motra, kush është motra?

Agnes Bollati: Ja ku jam.

Kristi Gongo: Del për herë të parë?

Agnes Bollati: Po, në televizion.

Kristi Gongo: Si është të jesh motra e fitueses së ‘Big Brother’?

Agnes Bollati: Më mirë se kaq nuk ka ku të shkojë.

Kristi Gongo: Si e ke përjetuar ti gjithë eksperiencën e saj?

Agnes Bollati: Ndjesi shumë e bukur, me ngritje dhe ulje, por ia doli të tregojë veten e saj.

Kristi Gongo: Çfarë të mërziste më shumë kur e shihje? Të merrte malli?

Agnes Bollati: Më merrte shumë malli se nuk isha mësuar të rrija pa të, por më mërziste kur e shihja të mërzitur, kur e shihja që qante, kur e shihja që përballej me sfida që kur ishte me ne nuk përballej.

Kristi Gongo: Kur doli çfarë i the?

Agnes Bollati: Kur doli thjesht e kam përqafuar dhe e kam puthur pa fund, malli nuk më është hequr kurrë.

Kristi Gongo: Sa diferencë keni ju me njëra-tjetrën?

Agnes Bollati: Unë dhe Selini kemi 9 vite diferencë.

Kristi Gongo: Kë do më shumë Selinën apo Onon?

Agnes Bollati: Të dy nga pak.

Kristi Gongo: Më shumë më shumë?

Agnes Bollati: Nuk bëj dot diferenca.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion