Babë e bir u dhunuan në banesën e tyre nga një polic 6 muaj më parë, Altin Meçaj: Prokuroria nuk më ka thirrur, nëse…

Aktualitet

Babë e bir u dhunuan në banesën e tyre nga një polic 6 muaj

Altin Meçaj, banor i fshatit Vjosë në njësinë administrative Cakran, emigrant në Gjermani, ka dalë në një deklaratë për mediat përpara Prokurorisë në Fier, lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth gjashtë muaj më parë, kur ai dhe babai i tij Ylli pretendojnë se u dhunuan në banesën e tyre nga disa persona, mes tyre një polic i operacipnales në DVP Fier

Meçaj deklaroi se, sipas tij, Prokuroria ende nuk e ka thirrur për të dhënë dëshmitë dhe provat e reja që pretendon se disponon mbi çështjen. Ai shtoi gjithashtu se personi që, sipas tij, është i përfshirë në ngjarje, është rikthyer në radhët e Policisë së Shtetit.

“Kam fakte të reja. Nëse shteti nuk e zgjidh këtë çështje, atëherë do të detyrohem ta zgjidh vetë me metoda të tjera“, u shpreh Meçaj para gazetarëve.

Në deklaratën e tij ai bëri edhe një krahasim me ngjarje të rënda të së kaluarës, duke përmendur rastin e ndodhur në Libofsh në vitin ‘92. Sipas tij, mosveprimi i institucioneve mund të sjellë pasoja të rënda, ndaj u bëri thirrje organeve të drejtësisë të ndërhyjnë sa më shpejt dhe të zbardhin ngjarjen.

Deri në këtë moment nuk ka një reagim zyrtar nga Prokuroria apo Policia e Shtetit lidhur me pretendimet e ngritura nga Altin Meçaj.

I pyetur kryeprokurori i Fierit Helion Mustafaj ka pohuar se çështja është nën hetim dhe po shikohet me përparësi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion