Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm, parashikimi për ditën e sotme

Sipas meterologeve ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe kthjellime.

Në zonën e veriut dhe në qendër reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që në orët e para të 24-orëshit.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut të herëpashershëm mbeten prezentë në veriperëndim, ndërsa në pjesën tjetër të vendit reshjet do të jenë lokale vetëm përgjatë relieveve malore.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore 12 deri 25°C

-në zonat e ulëta 14 deri 29°C

-në zonat bregdetare 16 deri 27°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion