Shqipja përballet me Tean: Andi më ka fryrë kundër teje

Showbiz

 

Shqipja përballet me Tean: Andi më ka fryrë kundër teje

Ish-konkurrentë të “Për’puthen” u rikthyen sërish në studio pas disa muajsh. Të parët që u rikthyen sërish në program për të diskutuar në lidhje me çështjet që kanë lënë pezull ishin Tea, Shqipja, Ana Kauri, Fationi, Arbri dhe Arjoni.

Të gjithë ata u pyetën në lidhje me jetën e tyre, nëse e kanë gjetur apo jo dashurinë e  jetës. Shqipja dhe Arbri thanë se janë në njohje e sipër e po shkojnë në drejtimin e duhur. Ndërsa Tea, Fationi dhe Ana thanë se vazhdojnë të jenë beqarë.

Duke qenë se Tea ka qenë një nga personazhet më të diskutuar për lidhjen e saj, për shkak të raportit e ndarjes nga Bearti, ajo foli më gjatë për jetën e saj.

Tea tha se e ka vuajtur ndarjen prej tij, por gjithçka e ka kaluar për shkak të mbështetjes së familjes së saj. Ajo shtoi se nuk ka komunikuar më me Beartin, sepse çdo gjë mes tyre është mbyllur.

Shqipja përballet me Tean: Andi më ka fryrë kundër teje

Më pas Tea pati një përballje me Shqipen, vajzën me të cilën ka pasur më shumë debate në program. Shqipja e akuzoi Tean se ajo ishte shkaku pse e përjashtuan nga programi. Gjatë debatit të fortë, Shqipja bëri një deklaratë të papritur. Ajo tha se Andi, me të cilin Tea doli çift nga emisioni, e ka fryrë kundër Teas.

Gjithashtu Shqipja tha se Andi e ka fryrë dhe kundër Olsës, por nuk preferoi të tregonte se çfarë i ka thënë ai duke u shprehur se nuk flet për një person të tretë. Megjithatë ajo shtoi se sot nuk i beson fjalët që i ka thënë Andi dhe se Tean e fal për çdo fjalë e debat për shkak të moshës.

 

ME TE LEXUARAT