Çifti bën dasëm në avion me 160 të ftuar për t’i shpëtuar masave antiCovid, por e tradhëtojnë...

Bota

Çifti bën dasëm në avion me 160 të ftuar për

Një martesë në kushte të pazakonta ka ndodhur në Indi, ku një çift vendosën të kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë një udhëtimi me avion, ku të ftuar ishin 160 persona.

Pamjet u publikuan në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet çifti dhe të ftuarit e dasmës.

Në Indi, për shkak të koronavirusit, masat e kufizimit nuk lejojnë grumbullime me më shumë se 50 njerëz. 

Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil (DGCA) tha për “Times of India” se stafi i bordit të fluturimit, ishin pushuar nga puna.

Një zëdhënës i kompanisë “SpiceJet” tha për “Indian Express” avioni se Boeing 737 u rezervua nga Madurai në Bangalore, nga një agjenci udhëtimesh për një udhëtim pas martese.

Zëdhënësi tha se klienti “u informua qartë për udhëzimet e Covid-19 dhe i ishte refuzuar leja për çdo aktivitet që do të kryhej në bord”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion