Orë tmerri për një 33-vjeçare në Mat, burri 15 vite më i madh e mban peng në makinë dhe...

Aktualitet

Orë tmerri për një 33-vjeçare në Mat,  burri 15 vite

Një 33-vjeçare ka përjetuar orë tmerri dhe paniku sot në Mat, pasi është mbajtur peng nga një burrë 15 vite më i madh se ajo, në makinën e tij.

Policia bën me dije se ka arrestuar 48-vjeçarin Davide Myzyri.

Nuk dihet asgjë rreth motivit të pengmarrjes, teksa policia tha se burri tani do akuzohet për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. M., 48 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka mbajtur për disa orë në makinën e tij, një 33-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion