Shishe uiski dhe medikamente pa recetë, ja çfarë u gjet në dhomën ku qëndronte ylli i One Direction

Showbiz

Shishe uiski dhe medikamente pa recetë, ja çfarë u gjet në

Policia në Buenos Aires ka kryer një inspektim të vendit të ngjarjes ku mbeti i vrarë Liam Payne. Ata thanë se u gjet një shishe uiski, një çakmak dhe një celular.

Në dhomën e hotelit ku po qëndronte Liam Payne, stafi gjeti "çrregullim total" duke përfshirë sende të ndryshme të thyera. Ata thanë se kjo përfshinte disa pako me ilaçe, duke përfshirë Clonazepam, si dhe medikamente pa recetë.

Në vendngjarje u gjetën edhe një fletore dhe një pasaportë. Provat dhe gjurmët e gishtërinjve janë mbledhur për t'u analizuar në një laborator. Ata që kryenin inspektime të zonës kontrolluan gjithashtu ballkonin e dhomës së tij. 

Skena muzikore botërore është tronditur në orët e para të ditës së enjte, pas lajmit për vdekjen e Liam Payne, pjesë e ish-grupit One Direction , i cili humbi jetën pasi u rrëzua nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

Deri më tani, rrethanat në të cilat këngëtari 31-vjeçar ra nga hoteli janë të paqarta, me dëshmi, megjithatë, të publikuara nga mediat ndërkombëtare që flasin për sjelljen e tij të çuditshme pak para ngjarjes tragjike. Siç raporton TMZ , Payne po sillej në mënyrë të çuditshme në hollin e hotelit. Publikimi raporton gjithashtu se këngëtari kishte thyer laptopin dhe kishte shkuar zvarrë në dhomën e tij.

Nga ana e saj, New York Post raporton, duke cituar një burim që e njihte ish-anëtarin e One Direction, se Payne i kaloi vitet e fundit të jetës së tij në krizë. “Liam ka qenë në cikle sjelljeje vetëshkatërruese për një kohë të gjatë”, tha burimi për gazetën amerikane

ME TE LEXUARAT