Mori ryshfet për vendimin, Gjykata e Lartë rikthen për gjykim dosjen ndaj ish-gjyqtares Zamira Vyshka

Aktualitet

Mori ryshfet për vendimin, Gjykata e Lartë rikthen për gjykim

Gjykata e Lartë ka rikthyer për rigjykim në Apelin e GJKKO-së çështjen ku është përfshirë ish-gjyqtarja Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj.

Gjykata e Lartë hedh poshtë vendimin e Apelit Antikorrupsion që dënoi me 2 vite burgim për korrupsion pasiv dhe rikthen çështjen për rigjykim me trupë tjetër në të njëjtën gjykatë.

Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që sipas SPAk do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosi dënimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj nën akuzën se po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ulur dënimin me 6 muaj një të burgosuri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion