Selvija thyen heshtjen pas ndarjes me Shpatin: Ja vendimin që kemi marrë për djalin

Vetëm pak javë pas ndarjes nga këngëtari i njohur Shpat Kasapi, Selvije Jao ka vendosur të flasë për herë të parë rreth bashkëprindërimit dhe përkushtimit ndaj djalit të tyre, Roel. Përmes një “Ask me a question” në InstaStory, një ndjekës e pyeti se si është të jetë njëkohësisht nënë dhe baba për Roelin.
“Faleminderit, Roeli është primar për mua dhe mundohem të bëj më të mirën për të,” u përgjigj ajo.
Megjithatë, pavarësisht ndarjes, ajo nuk harroi të vlerësojë rolin e Shpatit në jetën e djalit:
“Roeli ka babin më të mirë në botë që punon shumë dhe suporton rritjen e Roelit në mënyrën më të mirë të mundshme. Nuk është se kontribuoj vetëm unë tek rritja e Roelit".
Nga ana tjetër, vetë Shpat Kasapi e ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshortja e tij me anë të një InstaStory, ku ai ka shkruar: “Krijo disiplinë. Ushqehu mirë. Ushtro. Dhe mos gaboooo me gruan… se s’të fal, të len!”


