Sara Gjordeni publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Showbiz

Sara Gjordeni publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

Sara Gjordeni ka zbuluar pak kohë më parë se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj, Bardhi Idrizi, do të bëhen prindër për herë të parë.

Ish-banorja e “Big Brother VIP3” është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale, ku me ndjekësit e saj ndan momente të ndryshme nga përditshmëria. Por jo vetëm kaq, pasi Sara nuk ka ngurruar të ndajë me fansat edhe detaje nga shtatzënia.

Ditën e sotme, Sara ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto të ëmbël, ku shihet teksa pozon me barkun e rrumbullakosur. Në fakt në foto duket vetëm hija e trupit të saj në mur, ku dhe ka shkruar ikonën e mbrojtjes nga syri i keq.

Sara Gjordeni publikon foton e parë me barkun e rrumbullakosur

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion