Si ndodhi vrasja e policit 28-vjeçar në Fier? Ja për çfarë dyshohet se u zu autori me viktimën

Aktualitet

Si ndodhi vrasja e policit 28-vjeçar në Fier? Ja për

Autori i vrasjes se efektivit te policise, Azgan Mernica u arratis menjëherë pas krimit të rëndë, ndërsa policia vijon krehjen e zonës për gjetjen e tij dhe vënien në pranga.

Nga informacionet e para, policia po heton në disa pista, por mendohet se krimi ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes autorit dhe viktimës, Nevrus Cenalia.

Dyshohet se sherri ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Policia ka vënë në dispozicion 30 mijë euro për këdo që ka informacion për vendndodhjen e autorit, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota, si dhe për të zbuluar nëse mes tyre ka pasur një konflikt të mëparshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion