Sara apo Antonela, ja pse Atdheu u rikthye në “Për’puthen”

Ditën e sotme, në rubrikën “Trortuar” në “E Diell” ka qenë i ftuar çifti Sara- Atdheu, ku u përballën me një sërë pyetjesh. Njëra prej tyre u bë nga ish- konkurrentja e “Përputhen”, Shqipja. Ajo e pyet Atdheun se përse u kthye në emision për Antonelën dhe jo për Sarën. Ai u shpreh se gjithçka ndodhi papritur dhe të dyja vajzat i pëlqenin shumë, por në fund bëri diferencën duke zgjedhur Sarën.
"Ndodhi ashtu se unë ika për sqarim, janë në dijeni gjithë produksioni. Unë ika për sqarim dhe jo që të rikthehem. Ndodhi shumë shpejt që më kërkuan me u rikthy me pëlqimin e gocave. Pëlqimi ndaj Sarës ishte, edhe ndaj Antonelës, kështu e bëra në fund diferencën se çfarë më ngjit mua", tha ai.


