“Sal Da Vinci shpallet fitues i Sanremo 2026!”

Showbiz

“Sal Da Vinci shpallet fitues i Sanremo 2026!”

Sal Da Vinci është shpallur fitues i Festivalit të Sanremos 2026 me këngën Per sempre sì, duke kurorëzuar një nga edicionet më konkurruese të viteve të fundit.

Artistit italian i mjaftoi një diferencë minimale votash për të siguruar vendin e parë në natën finale të festivalit më të rëndësishëm muzikor në Itali.

Pas shpalljes së rezultatit, Da Vinci u shfaq i emocionuar në skenë, duke falënderuar familjen e tij për mbështetjen dhe duke ia dedikuar fitoren qytetit të tij të lindjes, Napolit.

Publiku e priti triumfin me duartrokitje të gjata, ndërsa performanca e tij u konsiderua një nga momentet më të forta artistike të mbrëmjes.

Në vendin e dytë u rendit kantautori Sayf me këngën Tu mi piaci tanto, ndërsa diferenca mes dy artistëve ishte vetëm 0.3 për qind e votave totale, duke e kthyer garën në një fotofinish spektakolar.

Renditja finale e festivalit ishte si më poshtë: vendi i parë Sal Da Vinci me 22.2 për qind të votave, vendi i dytë Sayf me 21.9 për qind, vendi i tretë Ditonellapiaga me Che fastidio! me 20.6 për qind, vendi i katërt Arisa me Magica favola me 18.9 për qind dhe vendi i pestë Fedez & Marco Masini me Male necessario me 16.5 për qind./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion