Rogerti aktron skenën dramatike në shtëpi, bën sikur e g*det Mali me derë dhe shtrihet në tokë (VIDEO)

Showbiz

Rogerti aktron skenën dramatike në shtëpi, bën sikur e g*det

Një moment sa i çuditshëm aq edhe komik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku protagonist ka qenë Rogerti.

Në pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit, shihet momenti kur banori tjetër, Mali, hap derën e dhomës.

Pikërisht në atë çast, Rogerti, i cili po kalonte aty pranë, ka inskenuar një goditje.

Edhe pse kontakti me derën duket minimal ose inekzistent, Rogerti është hedhur në mënyrë teatrale, duke u përplasur në dysheme dhe duke qëndruar i shtrirë pa lëvizur për disa sekonda.

Veprimi i tij i ekzagjeruar ka shkaktuar reagime të menjëhershme, ku banorët e tjerë janë afruar me shpejtësi për të parë çfarë ndodhi, ndërsa videoja është shoqëruar me mbishkrimin ironik “la nam” dhe emoji duke qeshur, duke e cilësuar si një aktrimi të dobët./BBVA5

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion