Romeo "përplasje" me produksionin e Big Brother? Aktori habit me veprimin në “BB AfterParty”

Showbiz

Romeo "përplasje" me produksionin e Big Brother? Aktori habit me

Romeo Veshaj u pa i zhgënjyer pasi nuk u shpall fitues i “Big Brother VIP Albania 3″, për më tepër u rendit i treti nga finalistët.

Aktori nuk arriti dot ta fshehë mërzitjen ndaj këtij vendimi, saqë mungoi edhe në eventin e organizuar menjëherë pas finales.

Mirëpo jo vetëm kaq. Romeo nuk ka qenë i pranishëm as në AfterParty-n e organizuar mbrëmjen e djeshme, ku të pranishëm ishin thuajse të gjithë ish-banorët e këtij sezoni, përfshirë edhe partneren e tij, Heidi Baci, e cila u pa e vetme.


Mesa duket Romeo po e përjeton ende Prime-n e fundit ku nuk u shpall fitues, lënë kjo të kuptohet se mes tij dhe produksionit ka hatërmbetje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion