EMRI/ Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet 29-vjeçari në Milot

Aktualitet

EMRI/ Përshtati lokalin për lojëra fati, arrestohet

Një 29-vjeçar në Milot ka rënë në prangat e policisë. Blutë njoftojnë se i riu i identifikuar si shtetasi Renato Veseli kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për të organizuar lojëra fati. Si pasojë e operacionit u sekuestruan tavolinë për Poker, sende të tjera të kësaj loje dhe një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Kurbin

Nga kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, konstatohet dhe goditet një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për të luajtur Poker, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.
Procedohen në gjendje të lirë 6 shtetas që u kapën duke luajtur në këtë lokal.

Sekuestrohen 1 tavolinë për Poker, sende të tjera të kësaj loje dhe një shumë parash (në lekë dhe në euro) e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur lokalin e tij, në Kurbin, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Kurbin ka kapur dhe arrestuar në flagrancë pronarin e ambientit, shtetasin R. V., 29 vjeç banues në Milot.

Nga kontrollet u konstatua 29-vjeçari e kishte përshtatur lokalin, me tavolinë dhe sende të tjera për organizimin e kundërligjshëm të lojës Poker.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, për 6 shtetas që u kapën në flagrancë duke luajtur në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion