Zbulohet “baza” e prodhimit të kriptomonedhave në Tepelenë, arrestohet i moshuari, në kërkim i biri

Aktualitet

Zbulohet “baza” e prodhimit të kriptomonedhave në

Një 67-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tepelenë dhe është shpallur në kërkim i biri, pas zbulimit të “bazës” së prodhimit të kriptomonedhave në banesën e tyre.

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Coins”. Operacioni, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernerike në DPPSh, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë. Kishin përshtatur banesën në lagjen “15 shtatori”, Tepelenë, me pajisje për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave, arrestohet 1 shtetas dhe punohet për kapjen e djalit të tij.

Sekuestrohen pajisje që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Gjatë këtij operacioni, nga kontrolli i kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, në banesën e shtetasve H. O., 67 vjeç dhe A. O., 35 vjeç, babë e bir, u gjetën disa pajisje që shërbenin për prodhim të kundërligjshëm të kriptomonedhave.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin u arrestua në flagrancë 67-vjeçari, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. O.. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion