Rita Ora reagon menjëherë pas publikimit të këngës së Bebe Rexhës: Pikërisht ajo që më duhej
Lajmifundit
/
5 Mars 2021, 12:07
Showbiz

Rita Ora ka përkrahur Bebe Rexhën me këngën e saj më të re. Përmes një story në Instagram, Rita ka publikuar një pjesë nga kënga e mikeshës së saj, duke shkruar se ëstë një fanse e këngës.
“O Zot kjo ishte ajo që më duhej tani. Jam e fiksuar me të”, shkruan Rita Ora.
Këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha para pak orësh ka publikuar këngën e saj më të re, e quajtur “Sakrifice”, këngë që ka marrë shumë klikime dhe komente pozitive. Ajo që ne na bën përshtypje, është mbështetja që shqiptaret i japin njëra-tjetrës, edhe pse janë në konkurrencë.


