Reperi shqiptar reagon për vrasjen e Roan Brahimit: Nuk të vij dot në varrim miku im

Reperi Cllevio, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Athithën mbrëmjen e djeshme, ku 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi u qëllua për vdekje pas një atentati mafioz.
Gjithashru e plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij.Reperi ka publikuar një video në Istagram, ku i ka kushtuar një këngë Brahimit, teksa thotë se ka pasur miqësi të ngushtë me të dhe se nuk mund t’i shkojë në varrim.
Kush ishte Roan Brahimi?
Roan Brahimi është një emër i njohur për Policinë Shqiptare dhe dyshohet se është i përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale që kanë prekur njerëzit e afërt të biznesmenit të basteve Ervis Martinaj, i cili edhe vetë rezulton i zhdukur pa gjurmë.
Së pari, ai ka qenë i dyshuar për atentatin e ndodhur në mbikalimin e Milotit ku mbeti i vdekur kushëriri i parë i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij. Policia e Shtetit e kërkoi për ta marrë në pyetje, por ai rezultoi se nuk ndodhej në Shqipëri.Po ashtu, ky 32 vjeçar është kërkuar të pyetet dhe për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Milot pas kohë pas vrasjes së Brilant Martinaj. Krahu i djathtë i Ervis Martinaj u qëllua me breshëri arme pranë shtëpisë dhe për pasojë mbeti i plagosur rëndë, kurse shoku i tij Klisman Preçi ndërroi jetë.
Në të dy rastet, Roan Brahimi nuk u arrit të ndalohej dhe të pyetjet. Familja mohoi që ai të ishte i përfshirë në këto ngjarje sepse ndodhej jashtë shtetit.


