Reagon për herë të parë menaxheri i Bardhit, zbulon raportet me artistin: Ka keqkuptime...

Showbiz

Reagon për herë të parë menaxheri i Bardhit, zbulon raportet

I komentuar shumë në media, Jetmir Agaj, menaxheri i Bardhit ka vendosur të reagojë për herë të parë në lidhje me spekulimet që qarkullojnë në media në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënieve të tij me artistin.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Jetmiri ka treguar se marrëdhënia e tij me Bardhin vijon të jetë e mirë dhe korrekte ndërsa ai ka shtuar se jeta e tij private nuk i intereson aspak dhe nuk ka aspak të drejtë ta gjykojë.

“Marrëdhënia e punës që kam krijuar me Bardhin vazhdon të jetë e mirë. Te jeta private nuk kam interes, as të drejtë të gjykoj. Unë nuk kam ndërhyrë as nuk kam vendosur asgjë për jetën e tij. Nuk kisha dashur as ta diskutoj këtë temë. Unë po pres një fëmijë në shtëpinë time, nuk është e drejta ime të vendos për të”, ka thënë Agaj.

I pyetur nëse do vijojë raporti i tyre, Jetmiri ka thënë:

“Sigurisht që do vazhdojë raporti. Krisje të marrëdhënieve nuk mund të ketë, ka keqkuptime. Ai vinte dhe hante bukë në shtëpinë time, e shoh si vëlla të vogël, si mundet t’i prishim raportet? Këtë gjë e hedh poshtë direkt”

Më tej Jetimi ka shtuar se Bardhi nuk ka patur aspak nevojë për marketing dhe se në BBV ka hyrë me dëshirin e tij pasi Bardhi nuk e ka pëlqyer si eksperiencë:

“Në BB ai hyri me pëlqimin tim. Nëse nuk e kisha pëlqyer unë, nuk do të kishte ndodhur. Bardhi nuk e ka dëshiruar atë format. Në BB nuk donte të hynte, por e ka bërë për ekipin. Bardhi është artist shumë i mirë, nuk ka pasur nevojë të bëjë marketing në BB. E vërteta ka qenë puna e shëndetit, Bardhi është familjar.“

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion