U kap në fermën e kanabisit, dënohet me burg shqiptari në Britani

Aktualitet

U kap në fermën e kanabisit, dënohet me burg shqiptari në

Një gjykatë në Britaninë e Madhe ka vendosur dënimin me 6 muaj burg dhe dëbim në vendlindje për një shqiptar që u kap në një fermë kanabisi në Ashington, Northumberland.

26-vjeçari Mahmut Selimaj u kap duke kultivuar 173 rrënjë kanabisi brenda banesës. Ai tentoi t’i largohej policisë duke u ngjitur në çati, por ra në pranga pak çaste pas ndjekjes.

Selimaj, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britani, i tha gjykatësit se ishte zhytur në borxhe ndaj trafikantëve që e kishin sjellë, dhe u detyrua të punonte për të t’i paguar.

Por gjykatësi u përgjigj duke thënë se “kjo është një përrallë që e dëgjon shpesh”. Ai vendosi dënimin dhe dëbimin e Selimajt në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion