Ranë nga kati i katërt i pallatit ku njëra nga motrat ndërroi jetë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e shqiptares

Aktualitet

Ranë nga kati i katërt i pallatit ku njëra nga motrat

Përmirësohet gjendja shëndetësore e 34-vjeçares shqiptare që u hodh dje nga dritarja e katit të katërt të pallatit ku banonte.

34-vjeçarja u hodh nga kati i katërt bashkë me motrën e saj 32-vjeçare, e cila për fate të keq ndërroi jetë. Sakaq burime nga spitali i San Martinos bëjnë me dije për mediat italiane se gjendja shëndetësore e 34-vjeçares është përmirësuar.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e djeshëm 7 janar, në lagjen Sampierdarena në Xhenova.

Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota. Referuar lajmeve të mediave të vendit fqinj, dyshimet janë se 32-vjeçarja që vdiq në vend ka tentuar të vetëvritet dhe motra e saj është përpjekur për ta ndalur, por kanë rënë të dyja.

32-vjeçarja shqiptare që humbi jetën, mësohet se ishte në proces divorci, e pikërisht kjo dyshohet se e ka shtyrë atë të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes pas frikës se mund të humbte kujdestarinë e 4 fëmijëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion