U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm Gazment Bardhin!

Politikë

U padit për shpifje nga OSHEE, Gjykata e Posaçme shpall të

Gjykata e Posaçme ka shpallur te pafajshëm deputetin e Partise Demokratike Gazment Bardhi.

Bardhi u padit per shpifje nga OSHE ne lidhje me nje deklaretë të bërë me datë 18 tetor të vitit të kaluar ku thuhej se OSHEE, ka manipuluar përqindjen e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.

Për këtë deklaratë kreu i grupit të PD, kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim detyrë dhe në seancën e së mërkurës, prokurorja Anita Jella konfirmoi se është regjistruar një procedim penal dhe po kryhen veprime hetimore.

Ndaj Gazment Bardhit po vijon një tjetër proces për shpifje në gjykatën e posaçme, këtë radhë nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës Edmond Sulaj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion