Ra nga ballkoni i katit të tretë, vdes ylli i One Direction! Këngëtari 31-vjeçar dyshohet se…

Showbiz

Ra nga ballkoni i katit të tretë, vdes ylli i One Direction!

Këngëtari 31-vjeçar i One Direction, ka rënë nga ballkoni i katit të tretë, sipas policisë argjentinase.

Policia ishte telefonuar nga një punonjës i hotelit se „për një burrë i cili ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës“.

Menaxheri i hotelit tha se dëgjoi një zhurmë të madhe dhe kur policia mbërriti në vendngjarje e gjetën këngëtarin të vdekur.

Ra nga ballkoni i katit të tretë, vdes ylli i One Direction!

Policia raportohet se ishte telefonuar nga një punonjës i hotelit duke i kërkuar ndihmë për një klient të alkoolizuar.

Punonjësi ishte shprehur se këngëtari „ka shkatërruar dhomën, duhet të dërgoni dikë“, duke shtuar se jeta e klientit të tyre në hotel ishte e rrezikuar pasi dhoma e tij kishte ballkon.

Trupi i pajetë i yllit botëror u dërgua  në morg, ndërsa fansat zemërthyer u mblodhën jashtë hotelit duke qarë.

Këngëtari fitoi famë globale si pjesë e grupit të One Direction, së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.

Liam Payne ka një djalë, Bear, me ish-parteren e tij, këngëtaren britanike, Cheryl, i cili erdhi në jetë në vitin 2017.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion