Dy të mitur, dy të sëmurë rëndë, 12 emigrantë shkojnë në Gjadër, 4 kthehen në Itali!

Aktualitet

Dy të mitur, dy të sëmurë rëndë, 12 emigrantë

Sipas njoftimeve, 12 nga 16 emigrantët e mbërritur në vendin tonë një ditë më parë me anijen Libra, në kuadër të marrëveshjes me Italinë kanë shkuar në Gjadër, aty ku edhe do të strehohen.

Ata përfunduan procedurat në qendrën pritëse në Shëngjin dhe janë dërguar drejt Gjadrit atje pas orës 23:00.

Emigrantët mbërritën në Portin e Shëngjinit pak para orës 8 të mëngjesit dhe qëndruan në anije për më shumë se 1 orë, ku më pas zbriten për t’u drejtuar qendrës pritëse për kontrollet shëndetësore.

Gjatë kontrolleve, dy prej tyre rezultuan me probleme të rënda shëndetësore, e ndërsa në plotësimin e formularit për azil, dy të tjerë rezultuan minorenë, duke sjellë që të 4 emigrantët të kthehen sërish drejt Italisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion