Kush është pedagogu 35 vjeçar nga Kukësi që humbi jetën në aksidentin tragjik në Milot

Aktualitet

Kush është pedagogu 35 vjeçar nga Kukësi që humbi

Fitor Ollomani është 35-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik, që ndodhi paraditen e së shtunës në aksin Milot-Morinë.

Aktualisht, Ollomani ishte inspektor pranë zyrës Arsimore në Kukës dhe punonte si pedagog i jashtëm në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan, ku ishte i specializuar për lëndët e gjuhësisë.

Raportohet, se 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës në momentin që ka ndodhur aksidenti. Mjeti që drejtohej nga Ollomani është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, mes tyre edhe bashkëshortja e pedagogut. Ata janë dërguar për në Spitalin e Traumës.

Kush është pedagogu 35 vjeçar nga Kukësi që humbi

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion