“Pse nuk bashkëpunon me dajën tim?”, si i përgjigjet kengetari i njohur mbesës së Noizy-t

Showbiz

“Pse nuk bashkëpunon me dajën tim?”, si i përgjigjet

Në intervistën në spektaklin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku gazetarët janë fëmijët, Irkenc Hyka i dha përgjigje edhe pyetjeve për karrierën.

Prayla, e cila zbuloi  se është mbesa e Noizy-t i sugjeroi këngëtarit se ai duhet të bëjë një bashkëpunim me reperin.

Irkenci shprehu vlerësimet më të mira për artistin, ndërsa shprehu edhe dëshirën e një projekti të përbashkët në të ardhmen.

Alketa Vejsiu: Prayla, me kë duhet të bëjë këngë Irkenci?

Prayla: Me dajën.

Irkenc Hyka: Me dajën? Pse kush është daja, Prayla?

Prayla: Noizy.

Irkenc Hyka: Noizy është daja?

Alketa Vejsiu: Po pse s’bën ti një duet me Noizy-n është pyetja.

Irkenc Hyka: Tani, unë dajën tënd e njoh personalisht, dua t’i them që e paska mbesën si dritë! Edhe të uroj të bëhesh më e madhe se sa daja se është një ndër artistët më të mirë që ne kemi, kështu që pse jo, në të ardhmen nuk i dihet./Klan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion