Humbi jetën tragjikisht në punë, identifikohet EMRI punëtorit që ra nga skela e pallatit në Shëngjin

Aktualitet

Humbi jetën tragjikisht në punë, identifikohet EMRI

Një punëtor ka rënë nga skelat e një pallati në Shëngjin. Mësohet se shtetasi Arjan Lazri, 48 vjeç ka ndërruar jetë gjatë dërgimit për në spitalin e Lezhës.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunës. Ndërkohë, policia po punon për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 08:00, në Shëngjin, në Kune, shtetasi A. L. 45 vjeç, banues në Kallmet, duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve fizike të marra, ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme proceduriale administratorin e firmës që po kryen punimet në këtë objekt, shtetasin A. K.

Gjithashtu, grupi hetimor vazhdon veprimet verifikuese hetimore në lidhje me zbatimin e rregullave teknike në punë dhe të dokumentacioneve, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanava të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion