“Pse a nuk do vish dhe ti me mua?”, Selin “surprizon” Mirin: Kur të ikësh ti, unë do të bëj gati valixhen

Showbiz

“Pse a nuk do vish dhe ti me mua?”, Selin “surprizon”

Në listën e 9 të nominuarve për këtë javë, renditet dhe emri i Mirit, i cili ndonëse shumë herë është përzgjedhur si më i preferuari i publikut, prime-n e sotëm mundet që të lërë shtëpinë.

Vetëm pak orë para prime-t të sotëm, Miri ka biseduar me Selinin për nomimin e tij. Banori i kërkon Selinës se në rast se ai mbaron rrugëtimin e tij në “BBVA5” mbrëmjen e sotme, ta ndihmojë me përgatitjen e valixhes.

Selin nga ana e saj shfaqet e gatshme për t’i përgatitur valixhen. Mirëpo Miri befasohet nga përgjigja e banores, me të cilën për 1 muaj ka ndarë krevatin.

Miri priste që në rast se ai eliminohet sonte, Selin t’i bashkohej duke braktisur garën. Kjo e fundit “e ka befasuar” me zgjedhjen e saj.

“Kur të ikësh ti unë do të bëj gati valixhen, madje do të të fus brenda ndonjë gjë timen që ta kesh kujtim, derisa të vij unë” dëgjohet Selin duke i thënë Mirit.

Zgjedhja e Selin mendohet të jetë bërë në shenjë hakmarrjeje ndaj Mirit, i cili pak ditë më parë kur kishte rastin për ta shpëtuar nga zinxhiri i banorëve të rrezikuar, nuk e zgjodhi.

Kujtojmë se Miri dhe Selin, ndonëse shpesh-herë janë përzgjedhur si dy lojtarët më të preferuar, jo të pakta kanë qenë rastet kur dyshja është kritikuar në rrjet për afrimitetin e tyre.

Sakaq, 9 banorët që janë në televotim mbrëmjen e sotme janë: Angelo, Artani, Gimbo, Kristi, Mali, Miri, Mateo, Rogerti dhe Stenaldo. 

Njëri prej nëntë të nominuarve pritet që sonte të përfundojë rrugëtimin e tij në “BBVA5”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion